Me Phoenix, Deceuninck prezanton sistemin e parë të profileve të prodhuara nga materiale 100% të ricikluara

Një ekonomi e qëndrueshme e riciklimit po bëhet gjithnjë e më shumë standardi i industrisë së ndërtimit - dhe Deceuninck tashmë është e përgatitur për këtë. Me sistemin e ri të profileve të dritareve dhe dyerve "Phoenix" dhe me një fabrikë të vetën të teknologjisë së lartë për riciklimin në Diksmuide, Belgjikë, kompania është plotësisht e përkushtuar ndaj ekonomisë së qëndrueshme të riciklimit.

Cikli i mbyllur i riciklimit

Deceuninck është ricikluesja më e madhe e plastikës së ngurtë në vendet e Beneluksit. Kompania ka investuar prej disa kohësh për një të ardhme të qëndrueshme dhe prej vitesh përdor plastikë të ricikluar në profilet e saj. Phoenix është tani sistemi i parë që është prodhuar 100% prej plastike të ricikluar. Seria e re e profileve u jep jetë të re materialeve të vjetra duke i rikuperuar dhe ricikluar, duke zgjatur kështu ciklin e tyre të jetës: Ashtu siç ngrihet Feniksi nga hiri i tij. Gama e re është menduar kryesisht për projekte, për të cilat qëndrueshmëria dhe ekonomia e riciklimit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Projektet e para në Holandë

Holanda ka vendosur objektiva ambicioze për ekonominë e riciklimit. Nga viti 2023, për shembull, të gjitha kontratat publike do të realizohen me materiale të ricikluara. Deri në vitin 2030, vendi do të përgjysmojë konsumin e CO2 në industrinë e ndërtimit në mënyrë që deri në vitin 2050 të arrijë plotësisht një ekonomi riciklimi. Prandaj nuk është rastësi që projektet e para me Phoenix u realizuan në Holandë. Për shembull, në fillim të vitit 2021 shkolla e Fondacionit Aloysius në Eindhoven u pajis me dritare Phoenix.

Sistemi i profileve Elegant si bazë

Riciklimi i plastikës nuk ndikon në cilësinë e tij pasi materiali mund të ripërdoret deri në 10 herë. Përveç kësaj, riciklimi rezulton në 90% kursim të energjisë në krahasim me prodhimin nga e para të lëndës së parë plastike. Profilet plastike Phoenix rezultojnë po aq të mirë sa profilet e tjera Deceuninck për sa i përket qëndrueshmërisë së formës, rezistencës dhe vlerave të izolimit termik. Edhe sipërfaqja homogjene e profileve Phoenix pothuajse nuk ndryshon fare nga profilet e prodhuara me material të ri.

Feniks bazohet në profilin Elegant Infinity, i cili me stilin e tij me sipërfaqe të puthitura arrin një pamje të përjetshme dhe moderne. Profilet e përzgjedhura dhe kornizat bllok kompania tani i ofron për tregun holandez vetëm në një variant që përbëhet nga material 100 për qind i ricikluar.

Profilet janë të disponueshme në 50 ngjyra të ndryshme, duke përfshirë dekore të thjeshta, veshje me strukturë perle si edhe pamje alumini dhe një përzgjedhje dekoresh të ndryshme druri. Produkti fillimisht do të jetë i disponueshëm në Gjermani për projekte të veçanta dhe do të prodhohet me porosi. Prodhimi bëhet sipas kërkesës me një sasi minimale porosie.


Angazhimi për një të ardhme të qëndrueshme

“Në Deceuninck, ne filluam riciklimin që në vitin 2012. Në atë kohë ne vumë në punë një impiant riciklimi të teknologjisë së lartë në fabrikën tonë të montimit në Diksmuide," thotë Tom Driessens, Menaxher i Biznesit për Materialet dhe Qëndrueshmërisë në Deceuninck. “Në vitin 2018 ne e katërfishuam kapacitetin tonë të riciklimit në 45 000 tonë plastikë. Këto janë 2,3 milionë dritare në vit që nuk groposen apo nuk digjen. Me këto përpjekje, Deceuninck përgatitet për nevojat e ardhshme të sektorit të ndërtimit, ku përdorimi i një përqindje maksimale të materialit të ricikluar po bëhet gjithnjë e më shumë një gjë e zakonshme.”

Informacione të tjera në: www.deceuninck.de/phoenix

Foto 1:

Deceuninck është ricikluesi më i madh i plastikës së fortë në vendet e Beneluksit.

Foto 2: Fabrika e riciklimit të teknologjisë së lartë të Deceuninck në Diksmuide ka një kapacitet prej 45,000 tonë plastikë ose 2,3 milionë dritare të vjetra në vit.

Foto 3:

Modeli Elegant Infinity u përzgjodh për t'u prodhuar nga plastika 100% e ricikluar: Një model minimalist, me sipërfaqe të puthitura. Korniza mund të jetë 76 ose 115 mm.

Foto 4: Shkolla e Fondacionit Aloysius në Eindhoven ishte projekti i parë që u ndërtua me dritare Phoenix.

linkedin facebook pinterest youtube rss twitter instagram facebook-blank rss-blank linkedin-blank pinterest youtube twitter instagram