SISTEMI I PROFILIT TË DRITAREVE PLASTIKE “ELEGANT”: PLATFORMA E ZGJERUAR PLOTËSISHT
Sistemi i profilit te dritares “Elegant” kombinon dizajnin minimalist me izolimin e shkëlqyer termik, për të cilin ka fituar disa çmime. Bazuar në sistemin modular fleksibël të ndërtimit iCOR, sistemi “Elegant” prezantohet si një platformë plotësisht e zgjeruar me inovacione, si teknologjia e fibrave të xhamit ThermoFibra, temperimi termik “Forthex” dhe zhvillimi më i fundit, dizajni i ri i krahëve “Elegant Grando”. Me “Phoenix”, Deceuninck prezanton gjithashtu tani serinë e parë të profileve të bazuar në platformën “Elegant”, e cila prodhohet 100% nga plasika e ricikluar.
Me prezantimin e sistemit modular të ndërtimit iCOR, Deceuninck themeloi bazën për zhvillimin e sistemit të profilit “Elegant”, i cili sot është zgjeruar plotësisht: Pesë dizajne të ndryshme krahësh dhe tre thellësi kornizë me përmasat 76, 84 dhe 115 mund të kombinohen me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë disponohen zgjidhje të ndryshueshme për të gjitha kërkesat e ndërtimit, për ndërtimet e reja dhe rinovimet, që nga ato të orientuarat nga dizajni deri tek ato në klasik.
Në versionin e rrafshët “Abstract” me dizajnin e tij të hollë dhe një sistem opsional kubik të shiritave të xhamit, “Elegant” duket si një dritare alumini dhe me zgjatimin prej vetëm 9 mm ai është profili PVC plastik më i hollë në treg. Për këtë modelim veçanërisht të suksesshëm, “Elegant” është vlerësuar me çmimin Design Award 2019 në Gjermani dhe me çmimin Red Dot 2019 në kategorinë “Dizajni i produkteve”. Përveç kësaj, bërthama modulare e sistemit “Elegant”, iCOR nga Deceuninck, fitoi çmimin German Innovation 2020 dhe çmimin Design Award 2021 në Gjermani.
Përmirësuar me teknologjinë e re ThermoFibra, Deceuninck ofron variacion”ThermoFibra Infinity” e profilit “Elegant”, i cili nuk kërkon përforcim çeliku – dhe kjo pa kompromentuar dizajnin. Për një stabilitet të madh të krahëve të dritareve dhe dyerve të shtëpisë kujdesen fijet e fibrave të xhamit të ngulitura e të pafundme. Kombinimi me temperimin termik “Forthex” në kornizamundëson vlerat më të larta të izolimit termik – deri në Uf 0,85 W/m2K te dritarja. Përveç kësaj, me “ThermoFibra” konstruktorët mundën të arrinin një zgjatim edhe më të hollë prej vetëm 7 mm, një reduktim në gjerësinë e pamjes së profileve nga 112 mm në 109 mm dhe në të njëjtën kohë rritjen e mbrojtjes nga vjedhjet.
Në këtë mënyrë, përmasat maksimale mund të arrihen me peshë dukshëm më të vogël dhe mundësitë e projektimit të arkitekturës së dritës natyrore rriten: Me “ThermoFibra” në krahë prodhohen elemente moderne, të mëdha dritaresh për hapësira dhe dyer shtëpish të përshkueshme nga drita.
Kjo do të thotë se, përdorimi i materialeve të riciklimit EcoPowerCore në elementin thelbësor të profilit e bën atë veçanërisht të qëndrueshëm dhe në fund, profilet janë plotësisht të riciklueshëm në fabrikën e riciklimit të vetë Deceuninck. Këtu materialet e vjetra rikuperohen, duke bërë të mundur kështu zgjatjen e ciklit të jetës së tyre. Profile të zgjedhura të sistemit “Elegant” me emrin “Phoenix” prodhohen 100% nga plastika e ricikluar, një kursim energjie prej 90% në krahasim me prodhimin nga lënda e parë plastike e re. Në të njëjtën kohë, profilet plastike “Phoenix” priten po aq mirë sa gjithë profilet e tjera të Deceuninck për sa i përket stabilitetit dimensional, vlerave të rezistencës dhe të izolimit termik. Shtesa më e fundit nënë sistemin e profileve “Elegant” është një dizajn i ri i krahëve: “Elegant Grando” prezantohet në pamjen tradicionale të një dritareje PVC. Me zgjatimin e theksuar, ai integrohet në mënyrë harmonike me të gjitha stilet e imagjinueshme arkitekturore dhe kështu pozicionohet si një profil i gjithanshëm brenda gamës së gjerë të dizajneve të “Elegant”. Krahu Grando kombinohet si me kornizat 84 mm, ashtu dhe me ato 76 mm dhe për këtë arsye është veçanërisht i përshtatshëm për projektet e rinovimit në ndërtimet tradicionale falë thellësisë më të ulët të instalimit. Një program ngjyrash prej 50 fletësh me tonalitete në trend, si për shembull ngjyra e zezë grafiti pa shkëlqim ose fletët me pamje alumini dhe tonalitetet e ngrohta të ngjyrës së drurit kompletojnë dritaren futuriste. Elegant Abstract, Infinity dhe Grando janë opsionale dhe disponohen gjithashtu me veshje të jashtme ngjyrë alumini. Informacione të mëtejshme: www.deceuninck-elegant.de
Burimi i fotove: Deceuninck Gjermani
Me Phoenix, Deceuninck prezanton sistemin e parë të profileve të prodhuara nga materiale 100% të ricikluara
Një ekonomi e qëndrueshme e riciklimit po bëhet gjithnjë e më shumë standardi i industrisë së ndërtimit – dhe Deceuninck tashmë është e përgatitur për këtë. Me sistemin e ri të profileve të dritareve dhe dyerve “Phoenix” dhe me një fabrikë të vetën të teknologjisë së lartë për riciklimin në Diksmuide, Belgjikë, kompania është plotësisht e përkushtuar ndaj ekonomisë së qëndrueshme të riciklimit.
Cikli i mbyllur i riciklimit
Deceuninck është ricikluesja më e madhe e plastikës së ngurtë në vendet e Beneluksit. Kompania ka investuar prej disa kohësh për një të ardhme të qëndrueshme dhe prej vitesh përdor plastikë të ricikluar në profilet e saj. Phoenix është tani sistemi i parë që është prodhuar 100% prej plastike të ricikluar. Seria e re e profileve u jep jetë të re materialeve të vjetra duke i rikuperuar dhe ricikluar, duke zgjatur kështu ciklin e tyre të jetës: Ashtu siç ngrihet Feniksi nga hiri i tij. Gama e re është menduar kryesisht për projekte, për të cilat qëndrueshmëria dhe ekonomia e riciklimit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.
Projektet e para në Holandë
Holanda ka vendosur objektiva ambicioze për ekonominë e riciklimit. Nga viti 2023, për shembull, të gjitha kontratat publike do të realizohen me materiale të ricikluara. Deri në vitin 2030, vendi do të përgjysmojë konsumin e CO2 në industrinë e ndërtimit në mënyrë që deri në vitin 2050 të arrijë plotësisht një ekonomi riciklimi. Prandaj nuk është rastësi që projektet e para me Phoenix u realizuan në Holandë. Për shembull, në fillim të vitit 2021 shkolla e Fondacionit Aloysius në Eindhoven u pajis me dritare Phoenix.
Sistemi i profileve Elegant si bazë
Riciklimi i plastikës nuk ndikon në cilësinë e tij pasi materiali mund të ripërdoret deri në 10 herë. Përveç kësaj, riciklimi rezulton në 90% kursim të energjisë në krahasim me prodhimin nga e para të lëndës së parë plastike. Profilet plastike Phoenix rezultojnë po aq të mirë sa profilet e tjera Deceuninck për sa i përket qëndrueshmërisë së formës, rezistencës dhe vlerave të izolimit termik. Edhe sipërfaqja homogjene e profileve Phoenix pothuajse nuk ndryshon fare nga profilet e prodhuara me material të ri.
Feniks bazohet në profilin Elegant Infinity, i cili me stilin e tij me sipërfaqe të puthitura arrin një pamje të përjetshme dhe moderne. Profilet e përzgjedhura dhe kornizat bllok kompania tani i ofron për tregun holandez vetëm në një variant që përbëhet nga material 100 për qind i ricikluar.
Profilet janë të disponueshme në 50 ngjyra të ndryshme, duke përfshirë dekore të thjeshta, veshje me strukturë perle si edhe pamje alumini dhe një përzgjedhje dekoresh të ndryshme druri. Produkti fillimisht do të jetë i disponueshëm në Gjermani për projekte të veçanta dhe do të prodhohet me porosi. Prodhimi bëhet sipas kërkesës me një sasi minimale porosie.
Angazhimi për një të ardhme të qëndrueshme
“Në Deceuninck, ne filluam riciklimin që në vitin 2012. Në atë kohë ne vumë në punë një impiant riciklimi të teknologjisë së lartë në fabrikën tonë të montimit në Diksmuide,” thotë Tom Driessens, Menaxher i Biznesit për Materialet dhe Qëndrueshmërisë në Deceuninck. “Në vitin 2018 ne e katërfishuam kapacitetin tonë të riciklimit në 45 000 tonë plastikë. Këto janë 2,3 milionë dritare në vit që nuk groposen apo nuk digjen. Me këto përpjekje, Deceuninck përgatitet për nevojat e ardhshme të sektorit të ndërtimit, ku përdorimi i një përqindje maksimale të materialit të ricikluar po bëhet gjithnjë e më shumë një gjë e zakonshme.”
Informacione të tjera në: www.deceuninck.de/phoenix
Foto 1:
Deceuninck është ricikluesi më i madh i plastikës së fortë në vendet e Beneluksit.
Foto 2: Fabrika e riciklimit të teknologjisë së lartë të Deceuninck në Diksmuide ka një kapacitet prej 45,000 tonë plastikë ose 2,3 milionë dritare të vjetra në vit.
Foto 3:
Modeli Elegant Infinity u përzgjodh për t’u prodhuar nga plastika 100% e ricikluar: Një model minimalist, me sipërfaqe të puthitura. Korniza mund të jetë 76 ose 115 mm.
Foto 4: Shkolla e Fondacionit Aloysius në Eindhoven ishte projekti i parë që u ndërtua me dritare Phoenix.